Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë së PS-së, Tirana i besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në drejtimin politik të qarqeve.
Një prej ndryshimeve është ai në Tiranë, ku drejtimi politik do t’u besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut.
Vendimet për riorganizimin e drejtuesve politikë vijnë në kuadër të përgatitjeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ndërsa Rama po përcakton ekipin që do të koordinojë strukturat e partisë në qarqe.
Tirana, si një prej qarqeve me peshën më të madhe elektorale, do të ketë kështu dy drejtues politikë, Ervin Demon dhe Albana Koçiun.
Ndryshimet janë bërë të ditura gjatë Asamblesë, e cila pritet të përcaktojë edhe drejtimet kryesore të organizimit të socialistëve në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike
Hita në Itali, strategji e përbashkët me Antimafian për goditjen e grupeve kriminale shqiptaro-italiane
PS mbledh Asamblenë! Çfarë vendimesh do të marrë Rama? Gazetarja zbardh agjendën
- 10:53 Rubio kritikon GJPN dhe OKB: E drejta ndërkombëtare po përdoret si instrument kundër administratës Trump
- 10:46 Rikthehen në normalitet shërbimet e Microsoft pas ndërprerjes globale mbi 24-orëshe
- 10:35 Pezullohet me 12 ndeshje portieri i FC Andorra-s pas përplasjes tragjike që i mori jetën sulmuesit Jesus de Miguel
- 10:26 Gjendet dhe çaktivizohet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku darkuan liderët evropianë në Dublin
- 10:10 Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike
- 10:02 Mbledhja e Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalëzit, mbërrin kryeministri Rama dhe anëtarët e partisë (VIDEO)