E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gol në debutim ndaj Serbisë, Brajan Gruda emocionon: Është ëndrra ime dhe e gjithë familjes sime

Brajan Gruda ka përjetuar një mbrëmje të paharrueshme me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, duke e shndërruar debutimin e tij në një moment edhe më special, pasi arriti të gjejë rrugën drejt rrjetës në sfidën kundër Serbisë.

Futbollisti me origjinë shqiptare nuk e ka fshehur emocionin pas ndeshjes, duke e cilësuar këtë moment si realizimin e një ëndrre të madhe, jo vetëm për të, por edhe për të gjithë familjen e tij.

“Kam buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Jam shumë i lumtur. Kjo është një ëndërr e imja dhe e gjithë familjes sime. Fakti që shënova edhe një gol, e bën gjithçka edhe më të veçantë”, u shpreh Gruda.

Më tej, talenti gjerman tregoi se në ato momente mendja i shkoi menjëherë te njerëzit më të afërt, të cilët e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në futboll.

Reklamë

“Prindërit e mi, motra ime, e gjithë familja ime, miqtë e mi… Po mendoj për të gjithë”, përfundoi ai.

Një debutim ëndrrash për 21-vjeçarin, i cili tashmë ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare, duke lënë gjurmë që në paraqitjen e parë me Gjermaninë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.