Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në drejtimin politik të qarqeve.
Një prej ndryshimeve është ai në Tiranë, ku drejtimi politik do t’u besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut.
Vendimet për riorganizimin e drejtuesve politikë vijnë në kuadër të përgatitjeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ndërsa Rama po përcakton ekipin që do të koordinojë strukturat e partisë në qarqe.














