Kryesore

Asambleja e socialistëve/ Rama cakton Ervin Demon dhe Albana Koçiun bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë

11:04 - 14.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.

Dy emrat do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.

Asambleja e PS-së po zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve janë organizimi i brendshëm, drejtimi politik në qarqe dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.

Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste, mes debateve politike dhe qëndrimeve të fundit të disa prej figurave të saj, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë se drejtues politikë për Tiranën më parë kanë qenë Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.