Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese në rrugën “Sadik Petrela”. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.
Pronaria e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ajo ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse. Mësohet se gruaja ishte e divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte në banesë së bashku me djalin dhe vajzën e saj.












