Kryeministri Edi Rama u përball me një incident në Manëz, teksa udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Gjatë kalimit të eskortës së tij, disa të rinj goditën me vezë.
Ende nuk ka informacion mbi identitetin e të rinjve, por njoftohet se pati të shoqëruar nga policia lidhur me incidentin.