“Protesta u kthye në ofensivë dhune kundër rrugës që po merr Shqipëria”, Rama në Asamblenë e PS: Përgjegjësia e drejtimit pa humbur kthjelltësinë
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat, deputetët dhe drejtuesit e strukturave socialiste.
Deputetët dhe ministrat socialistë nisën të mbërrinin në resort që 1 orë para startit. Mes tyre u panë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministrat Toni Gogu, Delina Ibrahimaj dhe Andis Salla, si dhe deputetët Iris Luarasi, Piro Vëngu, Agron Malaj dhe Elisa Spiropali.
Punimet u çelën nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili sinjalizoi nisjen e Asamblesë dhe prezantoi fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Një nga zhvillimet e para të mbledhjes ishte vendimi i Edi Ramës për të ndërprerë transmetimin për mediat. Në nisje të fjalës së tij, kryeministri kërkoi ndjesë për ndërprerjen e sinjalit, duke deklaruar se dëshironte të ndante disa fjalë me “familjen e tij politike”, pa praninë e kamerave.
Gjatë kësaj kohe, telefonat e të pranishmëve janë të fikur dhe komunikimi me anëtarët e Asamblesë brenda sallës është i pamundur. Për rrjedhojë, përmbajtja e plotë e diskutimit të Ramës me socialistët nuk është bërë ende publike.
Pas këtij komunikimi me dyer të mbyllura, kryeministri pritet të mbajë edhe fjalimin e tij publik për mediat.
Paralelisht me mbledhjen në Lalëz, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u ka dërguar me mesazh anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë me titull “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”.
Veliaj kishte kërkuar të merrte pjesë në mbledhje, por nuk u lejua nga autoritetet. Në këto kushte, vendosi të publikojë fjalimin që kishte përgatitur për Asamblenë.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Top Channel