Nesër mbahet edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës. Sipas planit të masave të bashkisë dhe Policisë së Shtetit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve duke nisur nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 15.11.2026 nga ora 08.00-16.00.