Rama mbyll dyert e Asamblesë së PS dhe shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është mbledhur këtë të shtunë në një resort në Gjirin e Lalëzit, ku kanë mbërritur ministra, deputetë dhe drejtues të strukturave të kësaj force politike.

Që rreth një orë përpara nisjes së mbledhjes, në resort u paraqitën disa prej përfaqësuesve socialistë, mes tyre kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministrat Toni Gogu, Delina Ibrahimaj dhe Andis Salla, si edhe deputetët Iris Luarasi, Piro Vëngu, Agron Malaj dhe Elisa Spiropali.

Të lidhura

None found

Hapjen e punimeve e bëri Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili njoftoi nisjen e Asamblesë dhe i dha fjalën kryeministrit Edi Rama.

Menjëherë pas fillimit të fjalimit, Rama kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat. Kryeministri u kërkoi ndjesë gazetarëve, duke shpjeguar se dëshironte të fliste privatisht me “familjen e tij politike”, larg kamerave.

Gjatë diskutimit, telefonat e pjesëmarrësve janë fikur, ndërsa kontakti me anëtarët e Asamblesë brenda sallës nuk është i mundur. Për këtë arsye, detajet e plota të bisedës së kryeministrit me socialistët nuk janë bërë ende të ditura.

Pas përfundimit të komunikimit me dyer të mbyllura, Rama pritet të prononcohet publikisht edhe për mediat.

Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u ka përcjellë anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë me titullin “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”.

Veliaj kishte kërkuar të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, por autoritetet nuk e lejuan. Për këtë arsye, ai vendosi të dërgonte fjalimin që kishte përgatitur për Asamblenë.


Shtuar më 14.11.2026 11:36

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş