Përplasja e dy anijeve në lumin e Misisipit, pranë Nju Orlinsit, për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi me përmasa të mëdha. Rreth 130 persona u shpëtuan pasi trageti turistik American Heritage u godit nga një anije cisternë dhe përfundoi e përmbysur në njërën anë, ndërsa uji nisi të depërtonte me shpejtësi në bord.