Portugalia përgatit homazhin emocionues për Cristiano Ronaldon, të gjithë lojtarët me fanellën e tij me numrin 7
Portugalia do t’i kushtojë një homazh të veçantë legjendës Cristiano Ronaldo, në ndeshjen e sotme kundër Danimarkës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pas përfundimit të aventurës së tij me kombëtaren, Federata Portugeze ka përgatitur një ceremoni simbolike për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të CR7 gjatë më shumë se dy dekadave me fanellën e vendit të tij.
Sipas raportimeve të mediave portugeze, të gjithë futbollistët e Portugalisë do të zbresin në fushë para ndeshjes duke mbajtur fanellën ikonike me numrin 7, që është bërë simbol i Cristiano Ronaldos.
Por surprizat nuk përfundojnë këtu. Në minutën e 7-të të takimit, tifozët në stadiumin e Bragës do të ngrihen në këmbë për të duartrokitur ish-kapitenin, në një moment që pritet të jetë tejet emocionues.
Një lamtumirë simbolike për një futbollist që ka shkruar historinë e Portugalisë dhe është kthyer në një prej legjendave më të mëdha të futbollit botëror.




