Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident në Manëz, teksa udhëtonte drejt Gjirit të Lalëzit, ku po zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Sipas Top Channel, gjatë kalimit të eskortës së kryeministrit, disa të rinj kanë qëlluar me vezë në drejtim të automjetit të tij.
Ngjarja është regjistruar gjatë rrugës së Ramës drejt takimit të Asamblesë së PS-së, që mbahet sot në Gjirin e Lalëzit.a.b