Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona: drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi Bledar Osmani rreth 42 vjeç, si dhe shtetasja Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tjetër, me drejtues shtetasin A. F., rreth 45 vjeç.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Postimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.












