Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

14 Nëntor 2026 | 12:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për lirinë e medias në Shqipëri, duke pretenduar se zërat kundër qeverisë kanë hapësirë të gjerë në mediat shqiptare dhe se vendi nuk mund të krahasohet me shtete të tjera sa i përket lirisë së shprehjes.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se 60% e përmbajtjes që prodhohet çdo ditë në kanalet mediatike është kundër qeverisë, 30% neutrale dhe vetëm 10% në mbështetje të saj.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet për kufizimin e kritikëve të qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku liria e atyre që janë të pozicionuar kundër pushtetit është, sipas tij, më e madhe se në vende të tjera.

“Të gjitha këto të dhëna dhe plot të tjera. U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës, por janë të gjitha përmbys. Ky është një vend ku liria e kujtdo që është i pozicionuar kundër nesh është e atillë sa në asnjë vend tjetër nuk e gjen”, u shpreh Rama.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si disa televizione kanë pasqyruar protestat e fundit, duke i akuzuar për glorifikim të dhunës dhe duke bërë një krahasim me praktikat mediatike në Francë, Itali dhe Gjermani.

“Kore si ato të përnatshme që u rreshtuan ekran më ekran për të glorifikuar dhunën. Në ekranet e Francës, Italisë e Gjermanisë nuk ka shans të gjesh zëdhënës të dhunës që përfaqësojnë mediat”, deklaroi kryeministri.

Rama paralajmëroi se çështja e lirisë së medias dhe pretendimet për trajtimin e protestave do të jenë pjesë e një debati kombëtar, duke kundërshtuar akuzat se Shqipëria po përjeton një kufizim të hapësirës për zërat kritikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur pavarësinë e organeve të drejtësisë, duke vënë theksin te fakti se ato po hetojnë dhe godasin edhe brenda radhëve të...
12:08 | 14/11/2026

Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, është ndalur te ndryshimet që, sipas tij, ka pësuar Shqipëria gjatë viteve...
12:00 | 14/11/2026

LIVE-Rama: KE i jep Shqipërisë rekomandimin historik, në vitin 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, është ndalur te raporti i fundit i Komisionit Europian për zgjerimin, duke...
11:46 | 14/11/2026