NHTSA këshillon pronarët e 720,796 automjeteve BMW t’i mbajnë të parkuara jashtë për shkak të rrezikut të zjarrit

Pronarëve të më shumë se 720,000 automjeteve BMW u është kërkuar t’i parkojnë ato në ambient të hapur dhe larg ndërtesave apo automjeteve të tjera, deri në përfundimin e riparimeve. Paralajmërimi u dha nga Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA), për shkak të rrezikut të zjarrit.

Të premten, BMW njoftoi tërheqjen e 720,796 automjeteve. Sipas mediave të huaja, ato mund të marrin flakë edhe kur janë të fikura dhe të parkuara.

Të lidhura

None found

NHTSA bëri të ditur se automjetet ishin tërhequr edhe në vitin 2024 për një problem me pompën e ujit, por tani kërkohet një tjetër riparim.

Shkaku i shqetësimit është një lidhës elektrik i pompës së ujit, i cili mund të mos jetë izoluar siç duhet. Nëse ekspozohet ndaj ujit, ai mund të shkaktojë qark të shkurtër dhe të rrisë rrezikun e zjarrit, sipas agjencisë.

BMW po punon për ta zgjidhur problemin dhe ka dijeni për 10 zjarre që mund të lidhen me këtë defekt. Rastet u shënuan pasi automjetet ishin riparuar në kuadër të tërheqjes së vitit 2024.

NHTSA këshillon që modelet e mëposhtme të mbahen jashtë derisa të riparohen:

BMW Seria 3, 2012-2016; BMW Seria 5, 2012-2016; BMW X1, 2012–2015; BMW Z4, 2012-2016; BMW X3, 2013-2017; BMW Seria 2 Coupe, 2014-2016; BMW Seria 3 Sportswagon, 2014–2016; BMW 328xi Gran Turismo, 2014-2016; BMW Seria 4 Convertible, 2014-2016; BMW Seria 4 Coupe, 2014-2016; BMW Seria 2 Convertible, 2015-2016; BMW Seria 4 Gran Coupe, 2015-2016; BMW X4, 2015-2018; BMW X5 xDrive40e, 2016-2018.


Shtuar më 14.11.2026 12:22

Tags: ,
Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş