E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 30 minuta më parë
Politikë

Rama e caktoi drejtues politik në Tiranë, Berisha sulmon Ervin Demon: Kriminel i aftë të kryejë çdo krim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të caktuar Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë. I pyetur për këtë zhvillim, Berisha e cilësoi Demon si person të aftë të kryejë çdo krim gjatë fushatave elektorale.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha komentoi edhe zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të PS-së, duke ngritur akuza për përdorimin e administratës dhe ndihmës sociale për blerjen e votave.

Ai përmendi gjithashtu emrin e Taulant Ballës, duke pretenduar se ka pasur ndërhyrje për të zhdukur një regjistrim telefonik që, sipas tij, lidhej me një porosi për vrasje. Këto akuza u artikuluan nga kreu i PD-së.

–Rama ka vënë në Tiranë drejtues politik Ervin Demon, njeriun që dhunoi rininë. Mos vallë pas kësaj është plani për të ushtruar terror në zgjedhje? Dhe tjetra, ka marrë peng në Asamble të gjithë anëtarët në Lalëz. Sipas mediave, u ka bllokuar valët e celularit, u ka fikur telefonat dhe nuk lë të dalë askush. Çfarë po kurdis ky i rrjedhur?

Reklamë

Sali Berisha: Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht, vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh.

Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.

Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit.

A e morët vesh ju pse u thirr princesha e burgut, Sara Mile, në SPAK?

Sepse drejtoresha e ndihmave sociale në Peqin, me urdhër të saj, sipas regjistrimeve, ka përdorur ndihmat sociale qartësisht për vota. Për të blerë vota!

A e dini ju që gjatë fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit janë rrahur nga banda të gjithë kryetarët e bashkive socialistë, përveç atij të Gramshit, i cili e kishte vëllanë prokuror dhe kishin frikë se do t’i arrestonte.

Pra, a është Sara mëkatarja më e madhe? Jo, ju them unë, nuk është. Aty ka bosë të krimit, përveç Padrinos, kreu i grupit parlamentar, njeri që sipas dokumenteve shtetërore zyrtare, ka porositur vrasje.

Dhe një gjykatëse, një prokuror, kanë vendosur të djegin regjistrimin, i cili i përkiste numrit telefonik të Taulant Ballës. Dhe i përkiste emrit Taulant.

Dhe ky është vetëm një nga krimet e Taulant Ballës, i cili në mënyrën më të pafytyrë, si një gangster u tregonte bërrylin në stadium dhjetëra mijëra qytetarëve dhe tifozëve që në unison brohorisnin ‘Rama ik’.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.