Sot në një bashkëbisedim me qytetarë, Sali Berisha u pyet për lajmin e mësuar nga mbledhja e Asamblesë së PS-së lidhur me caktimin e Ervin Demos dhe Albana Koçiut si drejtues politikë të qarkut Tiranë. Ministrit të Brendshëm, kryetari demokrat iu referua si “i aftë të kryejë çdo krim”.
Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel, gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht, vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Eshtë një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës, të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.
Ndërsa, për asamblistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit.
A e morët vesh ju pse u thirr princesha e burgut, Sara Mile në SPAK?
Sepse drejtoresha e ndihmave sociale në Peqin, me urdhër të saj, sipas regjistrimeve, ka përdorur ndihmat sociale qartësisht për vota. Për të blerë vota.