Rama flet për Ballukun dhe Veliajn: PS nuk mbron askënd me probleme me drejtësinë

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi çështjet gjyqësore që lidhen me Belinda Ballukun dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Rama deklaroi se as ai dhe as Partia Socialiste nuk ndërhyjnë në mbrojtje të personave që kanë probleme me drejtësinë.

Të lidhura

None found

Ai tha se, në rastin e Belinda Ballukut, nuk ka bërë asnjë deklaratë në favor të saj, ndërsa e cilësoi sërish absurd paraburgimin e Erion Veliajt. Sipas kryeministrit, bëhet fjalë edhe për një çështje që prek demokracinë.

Rama argumentoi se nuk mund të mbahet në paraburgim një kryetar bashkie i zgjedhur dhe, në të njëjtën kohë, të thuhet se ai nuk mund të zëvendësohet sepse vazhdon të jetë në detyrë. Ai nënvizoi se nuk është shprehur asnjëherë për themelin apo meritën e çështjes gjyqësore.

“Çdokush që ka një problem me drejtësinë duhet ta zgjidhë atë me avokatët e vet. Unë dhe Partia Socialiste nuk bëjmë avokatinë e askujt. Nuk do të gjeni asnjë fjalë timen apo të ndonjë personi tjetër këtu në mbrojtje të Ballukut, ashtu siç nuk do të gjeni për asnjërin apo asnjërën. Përkundrazi, kam folur për paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës, të cilin e kam quajtur absurd dhe çështje të demokracisë, qëndrimi që e kam shprehur dhe e përsëris”, u shpreh Rama.

Sipas tij, në rastin e Ballukut bëhet fjalë për një qasje që Partia Socialiste do ta kundërshtojë përmes ligjit. Rama tha se është përgatitur një paketë masash për paraburgimin dhe se Shqipëria ka dyfishin e të paraburgosurve në krahasim me Rusinë. Ai theksoi se mbështet hetimet dhe gjykimet e pavarura, por edhe respektimin e ekuilibrave dhe lirive të qytetarëve.

Kryeministri deklaroi se vendi nuk ndodhet në mesjetë, kur turma kërkonte gjak, dhe se ligji duhet të marrë parasysh edhe bijtë e nënave që konsiderohen të pafajshëm deri në dhënien e një vendimi gjyqësor. Ai përmendi gjithashtu rastet kur mbahen në burg pa u gjykuar turistë të huaj dhe të rinj të kapur me hashash. Sipas tij, paketa e re ndodhet në konsultim.

Rama foli edhe për Etilda Gjonajn, duke thënë se ajo nuk e mori mandatin dhe aktualisht punon me të si këshilltare ligjore. Ai e krahasoi praninë e saj me pasjen e një komisioni ligjesh në godinën e Partisë Socialiste, pa orar, që koordinon projekte. Kryeministri shtoi se Gjonaj nuk ngurron të shprehë mirënjohjen për mbështetjen që kjo familje i ka dhënë kur ajo ishte e re.

“Këta janë njerëzit që kanë ardhur dhe pastaj pyesin se nga vijnë të tjerët. Ne jemi socialistë, thonë, por nga vijnë këta të tjerët? Këta muaj janë të rëndësishëm për t’iu folur të gjithë atyre që nuk kanë dëgjuar. Duhet të kujdesemi që uji i pisët të mos e mbysë beben, por edhe të mos e hedhim beben bashkë me ujin e pisët. Ju falënderoj shumë për vëmendjen”, përfundoi Rama.


Shtuar më 14.11.2026 13:05

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş