Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim online me qytetarët

VIDEO/ Berisha: Thirrja ime është për bashkimin e të gjithë atyre faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe

12:54, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ka bërë thirrje sërish për bashkim për të larguar Edi Ramën.

‘Thirrja ime është për bashkimin e të gjithë atyre forcave politike, atyre faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe.  Dhe kur them këtë, nuk u them fare të ulni armiqësinë ndaj PD-së. Jo!

Armiku i armikut tim është aleati im në betejë kundër të keqes më të madhe.’, u shpreh Berisha.

Muharrem Kurti: Ju përshëndes Doktor Berisha, siç duket edhe protesta e studentëve po shuhet. Pyetja ime është, a mund të shkojmë në zgjedhje lokale me këtë pushtet që e dimë fare mirë se ka për t'i blerë votat përsëri?

Sali Berisha: Muharrem, shqetësimi juaj është shumë i drejtë. Ndaj dhe thirrja e Partisë Demokratike të bashkohemi për t'u ndarë me të keqen më të madhe.

Dhe ndonëse e kam trajtuar disa herë, po përsëri do ndalem. Uragani i lirisë, i Flamingove i quajtur, ishte uragani qytetar rinor më i fuqishëm që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Por për fatin më të keq, kësaj energjie të jashtëzakonshme të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, e vërteta është jo vetëm opozitarë, por dhe të bindjeve të tjera politike, një grusht të paguarish, një grusht tradhtarësh të korruptuar absolut të fjalës, i futën thikën me sloganet e barazimit të Partisë Demokratike me Partinë Socialiste dhe të Edi Ramës me Sali Berishën.

Zoti Kurti, tek të gjashtë kërkesat e paraqitura nga ajo që u tha se është përfaqësi e asaj lëvizje, nuk kishte asnjë kërkesë nga ato për të cilat Partia Demokratike nuk kishte luftuar vite e vite me radhë. Asnjë të vetme!

Kërkohej dorëheqja e Edi Ramës, kërkesë që e kishim paraqitur me një seri protestash të fuqishme, nga dhjetori i vitit të kaluar gjer në maj.

Kërkohej anulimi i ligjeve për ndryshimin e zonave të mbrojtjes. Zoti Kurti, ne e kishim kundërshtuar atë ligj me të gjithë forcën tonë, e kishim dërguar në Gjykatë Kushtetuese, ishin organizuar protesta dhe konsulta të shumta.

Kërkohej anulimi i Paketës së Maleve, të cilin ne e kemi kundërshtuar me forcën më të madhe dhe e dërguam në Gjykatë Kushtetuese.

Kërkohej anulimi i ligjeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Po ju jeni dëshmitarë se çfarë kundërshtie bëmë ne për Parkun e Butrintit. Në një kohë kur të tjerë heshtën! Parku i Butrintit, ua them unë shqiptarëve, është trashëgimia historike kulturore natyrore më e çmuar, dhe në vlerësimin tim e pashembullt në Evropë. Ne e mbrojtëm, e mbrojtëm me protesta, e mbrojtëm me konsulta, e mbrojtëm me gjykata, me të gjitha pasojat.

Pra, në qoftë se i merr ato pika, zoti Kurti, ato pika ishin mbrojtur nga Partia Demokratike për vite e vite. Mbrojtur me protesta, mbrojtur me gjykata, mbrojtur në parlament, mbrojtur në konsulta.

Dhe ato pika u konsideruan të drejta dhe u bënë të vetat nga uragani i fuqishëm i lirisë.

Tani ku është? Ata që paraqisnin këto pika, një për një të mbrojtura nga Partia Demokratike, jo ata sigurisht, sepse ata që i kanë formuluar janë njerëz të përgjegjshëm, por armiqtë e uraganit sulmonin Partinë Demokratike si e shitur.

Pse? Se ajo kishte mbrojtur pikë për pikë atë që paraqisnin ata.  Paraqisnin Sali Berishën të njëjtë me Edi Ramën. Që është sot korruptokrati më i madh në Evropë.

Është njeriu që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.

Është njeriu që ka 28 vite në karrige pushteti.

Kurse Sali Berisha ka 13 vite në pushtet, të gjitha të tjerat opozitë, ka katër dorëheqje.

Krahasohej Partia Demokratike me partinë e krimit, në një kohë kur historia e Partisë Demokratike është historia e lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht, sot Shqipëria është në thundrat e mafies më të rrezikshme në Evropë.

Dhe të mendosh se duke përdorur këto qenie, puthadorë, lëpirës të Edi Ramës në studio, tek megafoni, do mund të zëvendësonin opozitën e vërtetë sovrane të Shqipërisë, morën mallkimin e qytetarëve shqiptarë.

Këta individë morën mallkimin dhe tani vazhdojnë të vjellin vrer nëpër studio, të bëjnë apologjinë e farsave elektorale. Kategori e shpifur, njerëz që gjuhën e kanë të lidhur me xhepin. Që kanë hequr dorë nga çdo dinjitet njerëzor. Që në një studio deklarojnë se vota s'ka rëndësi, ç'është vota? Nuk ka rëndësi. Politologu hajdut që është përzënë nga PD-ja vetëm për vjedhjet e tij. Dhe tani është shërbëtor servil i Edi Ramës, se e paguan.  Ky grup, apo kjo seri me në krye Kreshnik Spahiun dhe Idajet Beqirin. Delinkuent secili më shumë se tjetri.

A e di Muharrem historinë e Kreshnik Spahiut? Ta them unë historinë e tij. Ishte Sekretar i Përgjithshëm i KLD-së. Gjatë presidencës Topi, Komisioni Evropian bën një hetim, ta dinë shqiptarët këtë, dhe nga ai hetim harton një raport të cilin e sjell te ne si qeveri.

Aty gjente se Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KLD-së, Bamiri dhe Kreshniku, gjobisnin për emërime gjyqtarësh në Tiranë gjer në 300 mijë euro. Për transferime nga Durrësi në Tiranë 250 mijë euro.

Ky faqezi, që me paratë e vjedhura jeton nëpër botë në luks si çirak i Edi Ramës.

Komisioni Evropian kërkoi nga qeveria lejen për ta publikuar, menjëherë i thashë ta publikoni, por e kundërshtuan në mënyrë kategorike Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu.

Të kthehemi tek e para, ajo përpjekje për skenarin serb dështoi me turp. Por nuk ishte pa pasoja.

Cila ishte pasoja?

Ai uragan që në vetvete ishte bashkimi i shqiptarëve, këta çakej, këta çirakë të Edi Ramës, përdornin megafonin për të përcjellë përçarje. Bënin gjithçka të përçanin opozitën.

Duke harruar se opozita, Partia Demokratike është nëna e protestave. Kishte qenë në protestë dhe ishte në protestë forca politike më prezente.

Ndaj dhe tani thirrja ime është për bashkimin e të gjithë atyre forcave politike, atyre faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe.

Dhe kur them këtë, nuk u them fare të ulni armiqësinë ndaj PD-së. Jo!

Armiku i armikut tim është aleati im në betejë kundër të keqes më të madhe.

E vetmja gjë është që duhet të angazhohen në këtë betejë dhe jo të qëndrojnë jashtë betejës kundër të keqes më të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco