Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, pas kërkesës për përjashtimin e ish-ministres së Jashtme nga partia.

Berisha e krahasoi qëndrimin e Spiropalit me atë të deputetes së pavarur Marjana Koçeku, duke pretenduar se ish-ministrja e Jashtme nuk pati të njëjtën kurajë për të mbajtur qëndrimin e saj përballë kryeministrit.

Sali Berisha: Elisa Spiropali nuk pati kurajën, duhet ta them, nuk pati kurajën e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë.
Natyrisht më mirë vonë se kurrë edhe ajo, dhe shpresoj që të ketë edhe deputetë të tjerë që në këto çaste kritike për vendin të rreshtohen në anën e qytetarëve.