Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku ky i fundit foli për protestat dhe dhunën e ushtruar gjatë tyre.

Balliu kundërshtoi pretendimin se dhuna është ushtruar nga qytetarët, duke ngritur pyetjen se kush i përdor shkopat e gomës, plumbat e gomës dhe ata të metalit gjatë përplasjeve në protesta. Deputeti demokrat akuzoi policinë për përdorim dhune ndaj protestuesve, ndërsa e cilësoi atë me termin “narkopolicia”.

Sipas Balliut, pushteti përdor dhunën për të qëndruar në qeverisje dhe për të mbrojtur, siç pretendon ai, paratë që u janë marrë qytetarëve.

Reagimi i Klevis Balliut:

“Sipas Ramës, dhunën e kanë bërë qytetarët. Por kush ua nxori qytetarëve shkopat e gomës? Apo i nxorën vetë? Kush i ka shkopat e gomës, plumbat e gomës dhe plumbat e metalit? Studentët apo narkopolicia e Suel Çelës dhe e troplinëve, narkopolicia e shokut Edvin?

Pushteti ushtron dhunë sepse kërkon të mbajë pushtetin që u ka vjedhur qytetarëve dhe paratë që u ka vjedhur shqiptarëve.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb