Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të Prokurorisë së Posaçme për çështjen ndaj ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku.
Gjatë bashkëbisedimit online me ndjekësit, Berisha tha se SPAK është seksion i PS që zbaton urdhrat e Edi Ramës.
“Por unë u them atyre zotërinjve: Jeni gabim dhe shumë, shumë gabim. Nuk do mund të mbroni një kriminel si ai… Aty janë me dhjetëra e dhjetëra dosje që faktojnë krimet njëri pas tjetrit të kryera nga Edi Rama, dhe ata flenë mbi to, i fshehin”, u shpreh Berisha.
Pjesë nga bashkëbisedimi
Dava Marku: Doktor, drejtësia është e shpejtë për të dobëtit dhe e ngadaltë për të fuqishmit. E njëjta gjë po ndodh dhe me Ballukun.
Sali Berisha: Drejtësia, për fat të keq Dava, është sot seksion i Partisë Socialiste.
SPAK-u është seksion i Partisë Socialiste, dhe ai zbaton porositë politike të Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
Por unë u them atyre zotërinjve: Jeni gabim dhe shumë, shumë gabim. Nuk do mund të mbroni një kriminel si ai…
Por ndoshta do jetë vonë pastaj, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë ndërmend të qëndrojnë nën sundimin e tij.
Aty janë me dhjetëra e dhjetëra dosje që faktojnë krimet njëri pas tjetrit të kryera nga Edi Rama, dhe ata flenë mbi to, i fshehin.






