Pavle Trajanov, koordinator nacional për luftën kundër terrorizmit, thotë se Maqedonia duhet të përfitojë nga momenti politik në Serbi dhe t’i kërkojë asaj kthimin e dosjeve të ish-shërbimit sekret jugosllav, UDBA-së.
Ai sugjeron që kërkesa drejtuar Beogradit të përfshijë edhe informacione për atentatin e vitit 1995 ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov, ngjarje për të cilën autorët ende nuk janë identifikuar.
Të lidhura
None found
Trajanov kujtoi se pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq kishte nisur përpjekjet për të siguruar këto informacione. Megjithatë, në atë kohë autoritetet serbe nuk ishin të gatshme të bashkëpunonin.
Sipas Trajanovit, Kroacia dhe Sllovenia mund të kërkojnë gjithashtu dosjet përkatëse të UDB-së, duke e lidhur këtë çështje me procesin e integrimit evropian të Serbisë.







