Prokuroria në Pejë nis hetimin për vdekjen e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Pejë nis hetimin për vdekjen e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës

    Insajderi
    14 November 2026 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimin për vdekjen e një pacienteje e cila vdiq pasi kishte marrë trajtimin në Qendrën e Klinikës së Mjekësisë Familjare në Klinë.

    Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi ka thënë për KOHËN se prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit mjekësor.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes dhe ndërmarrjes së mëtejshme të veprimeve ligjore”, thuhet në përgjigjen e Nikçit.

    QKMF-ja në Klinë ka reaguar pas lajmit, derisa ka sqaruar se pacientja gjatë marrjes së një infuzioni ka shfaqur reaksion alergjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark