Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave se Partia Socialiste votoi në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama tha se pas këtij vendimi u ngrit një furtunë mediatike, duke pretenduar se ai kishte dalë në mbrojtje të Ballukut.
Duke e ditur se askush nuk do ta besojë, Rama provon fatin gjithsesi duke tentuar të bindë shqiptarët se qëndrimi i tij dhe i Partisë Socialiste ndaj drejtësisë ka qenë gjithmonë i bazuar te ndarja e pushteteve, ndërsa nënvizoi se askush nuk merr mbrojtje politike nga mazhoranca për çështjet që ka me drejtësinë.
“Cila është e vërteta ime që unë e kam ndarë me ujë është e njëjta dhe është gjithmonë. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet raport pushtetesh të ndara. Kush ka problem me drejtësinë e ka personal, me avokatin e vet. Unë dhe PS nuk bën avokatin e askujt. Gjejeni një fjalë timen, ose të kujdo këto që ta këtë bërë në rastin e Belinda Ballukut dhe ma thoni? Nuk e gjeni dot. Pas asnjërin dhe pas asnjërën”, deklaroi Rama.
Rama bëri një dallim mes çështjes së Ballukut dhe asaj të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke përsëritur kundërshtimin e tij ndaj paraburgimit të këtij të fundit.
Ndërkohë, nga ana tjetër Veliaj pretendon se Rama e kërcënon që do ta “kalbë në burg”.
“Po do të gjeni fjalë të mijat për paraburgimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është paraburgim asbsurd dhe mbetet një cështje e demokracisë. E kam thënë, e përsëris këtë gjë. Nuk mund ti marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe ta mbyllësh pa gjyq. Dhe nuk mund të thuash që kyu nuk zëvendësohet është në detyrë. Këto të dyja bashkë janë një non sens. Në rastin e Belinda Ballukut kam thënë që nuk ka arsye për të ngritur ne, ta ngrëmë kartonin për ta paraburgosur një tjetër koleg pa gjyq, kur hetimet vazhdonin. Sot cështja shkoi në gjyq dhe nuk kishte pengesë. Ishte pjesë e një qasje që ne do ta kundërshtojmë me ligj”, tha kryeministri Rama.






