• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha fton Veliajn: Kontribuo që të largojmë Ramën

by Lajm Lajm
November 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Berisha fton Veliajn: Kontribuo që të largojmë Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha i ka bërë një ftesë të hapur kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të japë kontributin e tij, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kjo ftesë e pazakonte vjen në një kohë, kur Rama dhe Veliaj janë në një përplasja të hapur, që pas transferimit të kryebashkiakut nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Gjatë një bashkëbisedimi të Berishës me ndjekësit në rrjetet sociale, ai u pyet nëse Veliaj mund të jetë pjesë e një fronti të përbashkët kundër kryeministrit Rama. Nga ana e tij, kreu i PD deklaroi se në këtë front mund të përfshihen të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën si të keqen më të madhe për Shqipërinë.

Pyetje nga ndjekësit ne rrjetet sociale:Në vazhdën e kësaj përgjigje. Dje në Kukës thatë që armiku i armikut tim është aleati im. A hyn Erion Veliaj në këtë listë?

Sali Berisha: Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën.  Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm.

Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo.

Ëinston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave.  Pra, duhet t’i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë.

Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin.

Pyetje: A do mund të bashkoheshit me një forcë politike që ju kritikon personalisht, por ka të njëjtin qëllim politik?

Sali Berisha: Absolutisht që nesër. Edhe të vazhdojë të kritikojë, pa diskutim.

I dashur mik, më fal edhe një moment. Shqiptarët nuk e kanë kuptuar se kjo është diktatura më e keqe që mund të ekzistojë.

I ftoj ata të lexojnë Huntington-in se çfarë thotë për diktaturën e bandave. Është më e keqe se diktatura komuniste, më e keqe se diktatura naziste, më e keqe se diktaturat teokratike. Sepse kjo nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull.

Nuk kanë faj, se janë studiot, janë mediat e kontrolluara nga qeveria që përdorin gjuhën.

Një ditë, këta çirakë dalin në media thonë ‘nuk bën zgjedhje ai’, ‘Rama i vjedh zgjedhjet’.

Ditën tjetër, pasi i heqin veshin, ‘jo’, thonë ‘Berisha nuk i fiton zgjedhjet, Berisha ka humbur dy zgjedhje, se Berisha s’ka alternativë’.

Mashtrues ordinerë. Ne kemi alternativën më të shkëlqyer, alternativë të certifikuar nga dy fondacionet më kryesore në botë, Adenauer dhe Heritage.

Tags: Edi RamaErjon veliajSali berisha
Previous Post

Pasi e mbrojti nga SPAK, Rama: Nuk jam avokat i Ballukut/ I ‘del krah’ Veliajt

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Berisha fton Veliajn: Kontribuo që të largojmë Ramën

Berisha fton Veliajn: Kontribuo që të largojmë Ramën

November 14, 2026
Pasi e mbrojti nga SPAK, Rama: Nuk jam avokat i Ballukut/ I ‘del krah’ Veliajt

Pasi e mbrojti nga SPAK, Rama: Nuk jam avokat i Ballukut/ I ‘del krah’ Veliajt

November 14, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Spiropalit nga PS, për Veliajn “Jo, i ka duart e lidhura”

Rama kërkon votim për përjashtimin e Spiropalit nga PS, për Veliajn “Jo, i ka duart e lidhura”

November 14, 2026
Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

November 14, 2026
Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025

Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025

November 14, 2026
Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së

November 14, 2026
Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, e godasin me vezë (Video)

Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, e godasin me vezë (Video)

November 14, 2026
Erion Veliaj kërkon largimin e Edi Ramës nga PS: Të mbahet mocion mosbesimi!

Erion Veliaj kërkon largimin e Edi Ramës nga PS: Të mbahet mocion mosbesimi!

November 14, 2026
Një qeveri që kërkon dialog me protestuesit, por refuzon të dëgjojë biznesin

Një qeveri që kërkon dialog me protestuesit, por refuzon të dëgjojë biznesin

November 14, 2026
Këmbimi valutor 14 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 14 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

November 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • I kërkoi të birit të dorëzohej në polici, por u vra me tritol në makinë/ “Në Shënjestër” “zbërthen” ekzekutimin e Isuf Jaçajt në Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL