Pas valës së entuziazmit dhe suksesit të Kombëtares sonë të futbollit në tokën finlandeze pak ditë më parë, Shqipëria ka “pushtuar” sërish Finlandën, këtë herë në pistat e akullta të Kupës së Botës në ski!

Talenti i jashtëzakonshëm kuqezi, Lara Colturi, ka firmosur një tjetër faqe historike të sportit shqiptar. Pas një paraqitjeje fantastike që e renditi në vendin e dytë në garën e sotme me kohën totale 1:53.05 (vetëm +0.43 sekonda larg vendit të parë të fituar nga gjermanja Emma Aicher dhe e ndjekur nga Katharina Truppe në vendin e tretë), Lara ka bërë goditjen e madhe në renditje.

Me 80 pikët e marra sot, ajo ngjitet zyrtarisht në kreun e klasifikimit të përgjithshëm (Overall) të Kupës së Botës me 160 pikë gjithsej, duke ndarë majën e botës dhe duke lënë pas rivale të fuqishme globale.

Pas futbollit, flamuri kuqezi valëvitet sërish triumfues në zemër të Skandinavisë, duke dëshmuar se Shqipëria tashmë di të pushtojë majat më të larta të sportit ndërkombëtar!

Statistikat e Garës së Sotme (Top 3):

  1. Emma Aicher (GER) – 1:52.62 

  2. Lara Colturi (ALB) – 1:53.05

  3. Katharina Truppe (AUT) – 1:53.12

Klasifikimi i Përgjithshëm (Overall – Top 3):

  1. Lara Colturi (ALB) – 160 pikë 

  2. Emma Aicher (GER) – 160 pikë

  3. Paula Moltzan (USA) – 100 pikë

Top Channel