Shqipëria zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë
Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për UEFA Nations League.
26 lojtarë u stërvitën normalisht, ndërsa Ernest Muçi zhvilloi disa ushtrime në palestër dhe nuk iu bashkua ekipit në fushë. Stafi mjekësor i Kombëtares vendosi ta lërë pushim si masë parandaluese, pas një goditjeje që lojtari mori në ndeshjen ndaj Finlandës.
Pjesa tjetër e ekipit u stërvit rregullisht në prag të sfidës së nesërme ndërsa Maran u fokusua duke provuar situatat e goditjeve standarde.
Gjatë ditës së sotme ekipi do të udhëtojë drejt Budapestit. Trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp, që do të zhvillohet në orën 18:30.
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e fundit në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



