• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

by A R
14/11/2026 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet në disa media, se djali i tij ka një ortakëri të fshehtë me biznesmenin Shkëlqim Beshiri, që do të ngrejë një kullë shumëkatëshe, pranë zonës së Pallatit të Kongreseve. Sipas Berishës, djali i tij nuk është pjesë e asnjë projekti, që të ketë marrë aprovimin dhe firmën e Edi Ramës. Kreu i PD pretendon se lidhja e djalit të tij me emrat e biznesmenëve të ndërtimit, është e qëllimshme, dhe pjesë e një skeme mafioze, që njerëzit të mendojnë se Rama dhe Berisha janë njësoj.

Përshëndetje Doktor. Këto ditë në rrjetet sociale, patronazhistët dhe disa analistë të majtë, në unison po përhapin lajme se djali juaj Shkëlzeni është ortak me biznesmenin, njëfarë Çimi, për të ndërtuar një kullë në mes të Tiranës. Pra, këto shpifje e duan një përgjigje nga ana juaj për të sqaruar opinionin publik. Faleminderit.

Sali Berisha: Së pari, kjo shpifje është hapur sapo ka dalë Mali i Tiranës nga një parti politike dhe një shpifje e ulët, e cila në mënyrë absolute nuk ka as dhe një gjë të vetme, por këto janë të gjitha pjesë e strategjisë së krahasimit të Ramës me Berishën.

Djali im nuk i është drejtuar kurrë, dhe nuk do i drejtohet ndonjëherë, nuk është ortak dhe nuk do jetë ortak ndonjëherë, në asnjë dokument të firmosur nga Edi Rama, në mënyrën më të prerë.  Trillimet e ulëta, është mafia, shiko, i nderuar Alban, këta kanë një tmerr nga Sali Berisha, se këta e shohin që Edi Rama është buzë varrit dhe me Edi Ramën, të themi të vërtetën, ligji ishte marrëveshja. Rama blinte njerëz, po, Rama blinte njerëz. Një listë të tërë, blinte majtas, blinte djathtas, blinte.

Sali Berisha kurrë në jetën e tij nuk ka pranuar, nuk ka menduar të blejë as të shesë njeri.

Ai ka ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.

Ndaj dhe po ta shohësh këtë mekanizëm që nxjerr shpifje çdo ditë në studio, padronët mafiozë kanë tmerr nga qeverisja e ardhshme e Partisë Demokratike se e dinë që nuk do jetë më as pazari, as marrëveshje e pistë, po do jetë ligji, ligji dhe vetëm ligji.  Së fundi, më lejo të them një gjë meqë jemi te kullat.

Tetë vite në pushtet, në Shqipëri janë bërë qindra dhe mijëra ndërtime, banesa. Asnjë kullë. Asnjë kullë e vetme!

Asnjë baron droge s’ka arritur të ndërtojë një kullë të vetme ose të marrë një leje, as të afrohet, as të paraqesë projekt.

Jo, jo, ndërtimet në Shqipëri në vitet 2005-2013 janë qindra mijëra banesa në fshat, apartamente në qytet, por, ato ndërtime bënë që shqiptarët për banesën e dytë të tejkalojnë pesë kombe të Bashkimit Europian.

Mbi 340 mijë familje shqiptare kishin tashmë një banesë të dytë.

Po çfarë ishte banesa e dytë e tyre? Ishte kalimi nga kasollja në fshat, në një shtëpi normale.

Punonin, vinin, ndërtonin për prindërit e tyre një shtëpi, ose për veten e tyre.

Po çfarë ishte ndërtimi në qytet? Në qytet nuk është ndërtuar kurrë një pallat mbi shtatë kate.

Dhe cilat ishin çmimet zotëri?

Kur Partia Demokratike është larguar nga pushteti, çmimet në Tiranë, mesatarja, ka qenë 700 euro metri katror.

Sa është sot mesatarja e çmimeve në Tiranë? Është 2100 euro metri katror.

Atëherë pra, me 700 euro blinin qytetarët, ishin çmimet e qytetarëve. Me 2100 euro, janë çmimet e kriminelëve dhe trafikantëve. Blejnë trafikantët, ndërtojnë trafikantët.

Pra, edhe në profilin e ndërtimit, se ata që duan të barazojnë, po, po, edhe Berisha thotë beton e beton…

Çfarë betoni Berisha? Asnjë kullë!

Jo që s’ka, por as guxonin të m’i paraqisnin!

Kjo është e vërteta.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In