“Nuk është qyteti i dehur, jam unë i dehur, i mahnitur nga bukuritë dhe fshehtësitë e tij”.
Me këtë shprehje, piktori pogradecar Anastas Konstandin përshkruan titullin e ekspozitës së tij “Qyteti i dehur”, e cila është çelur në në Berat.
Në ditën e parë, ekspozita u ndoq me interes nga artdashës por dhe përfaqësues të pushtetit vendor e deputetë.
Piktori Agron Polovina bëri një përmbledhje të karrierës së Kostandinit, ndersa kolegë të tjerë e cilësuan, si shembull frymëzimi.
“Ekspozitë e veçantë, ka të veçantë sepse piktori përdor idetë dhe ngjyrat. Të kujton gjëra të vjetra dhe fëmijërinë tonë, edhe Berati i ka pasur këto gjëra.”- shprehet një nga piktorët.
Në këtë ekspozitë, Anastas Konstandin prezanton rreth 60 punime, të realizuara kryesisht në teknikën e pastelit të vajit, ku në qendër janë jeta e përditshme, kujtimet, miqësia dhe marrëdhëniet njerëzore.
Nëse arti nuk të përfshin dhe nuk të trondit gjithë konstruksionin e mendimeve, atëherë nuk mund të jetë parësor në jetën tënde. Është arti ai që të çon drejt një dehjeje, drejt një urie për imazhe dhe për të thënë sa më shumë përmes asaj që pikturon.
Mesazhi im për artistët e rinj është të dalin, në thonjëza, lakuriq para publikut, të paraqesin krijimtarinë e tyre dhe të debatojnë me të. Kjo është ajo që i bën artistët më të arrirë”.












Komente
Komento