Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në Edicionin e Paradites në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, komentoi zhvillimet në Partinë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Abilekaj u shpreh se Partia Socialiste, sipas tij, nuk ekziston më si një forcë me hapësirë për debat të brendshëm, pasi Rama e ka shndërruar atë në një ‘repart ushtarak’, ku nuk pranohet asnjë mendim kundër apo ndryshe.
‘E ka shndërruar Partinë Socialiste në repart ushtarak dhe nuk pranon dot, as i shkon në mendje të pranojë një mendim kundër, një mendim ndryshe’, deklaroi Abilekaj.
‘Mendoj që Rama është sot në fazën kur Partia Socialiste nuk ekziston më. E ka shndërruar Partinë Socialiste në repart ushtarak dhe nuk pranon dot, as i shkon në mendje të pranojë një mendim kundër, një mendim ndryshe.
Kështu që kjo është ideja: Partia Socialiste nuk ka më fuqi që të reagojë dhe fakti është që përjashtimet e të dyve që propozoi Rama, i kundërshtoi vetëm një njeri dhe ai e fshiu me shpulla. Tha që, dhe ai nuk e bëri mbi baza parimore, mbi bazën e të drejtës demokratike të një mendimi ndryshe ose mendimit të lirë, por e bëri si falje.
Pra, lideri i madh të ushtrojë amnistinë dhe t'i falë dhe t'i quajë, t'i japë nga dita e parë amnisti që armiqtë ta kuptojnë gabimin, jo të diskutohet mbi ato që thanë ata. Pra, shikoni në çfarë mentaliteti Partia Socialiste tregon që nuk ka më hapësirë demokratike.
I vetmi njeri që guxon është ai që është në burg, ose i vetmi njeri që guxon është ai që është në hall. Dy kundërshtarë ka Rama sot publikë: njëri është me hallet e veta që është në burg, dhe e dyta, Veliaj që është në burg (hall). Ata që janë aty brenda nuk kundërshtojnë.
Erion Veliaj foli dy-tre herë dhe e paralajmëroi Rama. Pastaj nuk flet më jashtë forumeve, flet brenda forumeve dhe ai po e përjashton sepse ai nuk e pranon as brenda forumeve ta kundërshtojë dikush.
Unë nuk e quaj efekt kolateral, kjo ishte paralajmërim për Veliajn. Pra, unë mendoj që ajo që bëri Rama sot nuk është se pranoi mendimin e Veliajt ose e fali Veliajn. Por ai publikisht e tha, është absurde. Shmangu një përplasje me Veliajn.
Pra, në qoftë se do të kërkonte sot shkarkimin e të treve, mendoj që reagimi do të ishte, edhe me votë edhe me deklarata, do të ishte një reagim më i madh kundër.
Kështu që ai e shmangu Veliajn, për të shmangur këtë reagim kundër që do të vinte nëse do të ishin tre anëtarë të Asamblesë të përjashtuar dhe sidomos i Veliajt. Dhe i përjashtoi ata dy edhe si paralajmërim për të tjerët, siç kuptohet, por edhe për të shuar efektin që do të kishin tre përjashtime menjëherë dhe sidomos i Veliajt.
Mendoj që herën tjetër, në qoftë se Veliaj do të vazhdojë kështu, në një asamble tjetër do përjashtohet dhe Veliaj. Por efekti atëherë do të jetë shumë më i vogël sepse disa do tremben dhe zërat kundër do të jenë përjashtuar, një pjesë e zërave kundër.
Po nga pak, avash-avash, për t'i larguar, ashtu siç e bëri kur i futi në burg, që në fillim arrestoi drejtorët, pastaj i çoi në SPAK, pastaj mori masa të tjera, doli vetë foli, derisa Veliaj u rrethua dhe ai tani lan duart.’, u shpreh Enton Abilekaj në SYRI TV.
© SYRI.net
Rama si tigër prej letre, nuk tremb më as Elisën: Nuk ka votim për përjashtimet që propozoi në Asamble...
VIDEO/ Berisha: Të bashkohemi siç ka ndodhur që nga Roma e lashtë e gjer sot kur armiqtë janë bashkuar para një të keqeje të madhe
VIDEO/ Berisha: Do angazhohemi me ndërtime të fuqishme sociale për të ulur çmimet, nuk do ketë më asnjë godinë mbi 7 kate