Një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin duke shkaktuar një aksident rrugor pasi u përplas me një mbrojtëse anësore të rrugës duke përfunduar e përmbysur. Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime trupore.   

Aksidenti ka ndodhur në një zonë ku shpesh ndodhin aksidente rrugore me pasoja të rënda. Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë një pakujdesi e drejtuesit dhe lagështira në rrugë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të hetuar shkaqet e plota të aksidentit