Vendosni fjalën kyçe....

Balliu i kundërpërgjigjet Ramës për protestat: Dhunën e ushtron narkopolicia, jo qytetarët



Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ky i fundit foli për protestat dhe dhunën e ushtruar gjatë tyre.

Balliu kundërshtoi pretendimin se dhuna gjatë protestave është ushtruar nga qytetarët, duke ngritur pyetjen se kush përdor shkopat e gomës dhe plumbat e gomës e të metalit gjatë përplasjeve. Ai akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë me termin “narkopolicia”.

Sipas deputetit demokrat, pushteti përdor dhunën për të qëndruar në qeverisje dhe për të mbrojtur, siç pretendon ai, paratë që u janë marrë qytetarëve.

“Sipas Ramës, dhunën e kanë bërë qytetarët. Por kush ua nxori qytetarëve shkopat e gomës? Apo i nxorën vetë? Kush i ka shkopat e gomës, plumbat e gomës dhe plumbat e metalit? Studentët apo narkopolicia e Suel Çelës dhe e troplinëve, narkopolicia e shokut Edvin?

Pushteti ushtron dhunë sepse kërkon të mbajë pushtetin që u ka vjedhur qytetarëve dhe paratë që u ka vjedhur shqiptarëve”, shkruan Balliu në reagimin e tij.