Rasti i Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje me “ultimatum” për Komunën e Pejës e kryetarin e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje me “ultimatum” për Komunën e Pejës e kryetarin e saj

    Insajderi
    14 November 2026 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka publikuar gjetjet e raportit të inspektimit të jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

    Ministria në fjalë ka bërë disa rekomandime për Komunën e Pejës dhe gjithashtu edhe për Qendrën për Punë Sociale të kësaj komune.

    Komunës së Pejës i është kërkuar largimi i drejtoreshës për Punë Sociale, meqë minsitria pretendon se largimi i saj do të mundësonte hetime të pavarura sa i përket QPS-së.

    “Ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për zhvendosjen e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, përkatësisht drejtoreshës A. B., për të mundësuar punën e pavarur profesionale të QPS-së dhe ndarjen e qartë të detyrave, përgjegjësive dhe funksioneve ndërmjet dy institucioneve”, thuhet në reagimin e ministrisë

    Në fund të reagimit, Ministria në fjalë ka kërkuar nga Komuna e Pejës që rekomandimet të trajtohen pa vonesë dhe që ajo të njoftohet zyrtarisht për masat e ndërmarra.

    Në këtë “ultimatum”, Ministria ka bërë të ditur se do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve nga ana e Komunës së Pejës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark