Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë
Përveç Fatmir Xhafajt, edhe deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar kërkesën për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Burime të Euronews Albania, nga gazetarja Eksiola Shehu brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së, bëjnë me dije se Erion Braçe ka dalë kundër kësaj kërkese, duke u shprehur: “Ne nuk jemi parti që përjashtojmë”.
Në të njëjtën linjë mësohet se ka qenë edhe Pandeli Majko, i cili gjithashtu ka kundërshtuar përjashtimin e dy deputetëve.
Më herët, Fatmir Xhafaj ishte një tjetër zë kundër kërkesës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, duke kundërshtuar që kjo çështje të hidhej në votim në Asamblenë Kombëtare.
Qëndrimet e tre socialistëve janë shfaqur gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku një prej çështjeve të trajtuara ka qenë edhe kërkesa për përjashtimin e dy deputetëve nga partia.
Klosi pas Asamblesë së PS: Koçiu dhe Demo do të bashkëdrejtojnë PS Tiranë! Manastirliu drejtuese politike, Balla vijon me qarkun! Spiropali është anëtare e partisë
700 efektivë në terren për protestën studentore, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit
Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme
- 14:52 Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin
- 14:45 Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut: Nuk duhet të kemi frikë nga ngritja e Kinës, por të zgjerojmë bashkëpunimin
- 14:36 Klosi pas Asamblesë së PS: Koçiu dhe Demo do të bashkëdrejtojnë PS Tiranë! Manastirliu drejtuese politike, Balla vijon me qarkun! Spiropali është anëtare e partisë
- 14:34 700 efektivë në terren për protestën studentore, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit
- 14:25 Fjalimi i plotë i Kryeministrit Rama në Asamblenë Kombëtare: Fokusi ynë vetëm BE
- 14:21 Balla vendos objektivin për 2027-ën: PS synon fitoren në 46 bashkitë, kërkon kandidatë pranë komuniteteve