Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Asambleja mbyllet pa votim

    Tragjedi në Athinë, shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit: Një zjarrfikës humb jetën, një tjetër plagoset

    Reshjet e dendura në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, por nuk raportohen përmbytje në banesa

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Asambleja mbyllet pa votim
    Kryesore

    Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Asambleja mbyllet pa votim

    November 14, 2026

    Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka përfunduar punimet në Gjirin e Lalëzit pa votuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga partia.

    Kërkesa ishte paraqitur nga kreu i PS-së gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura, por në përfundim të mbledhjes nuk u zhvillua votimi për këtë çështje. Kështu, propozimi i Ramës nuk u hodh për miratim përpara anëtarëve të Asamblesë.

    Pas përfundimit të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, foli për mediat, ku u pyet edhe për situatën e Elisa Spiropalit. Ai u përgjigj shkurt se ajo vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste.

    “Spiropali është anëtare e partisë”, deklaroi Klosi.

    Gjatë prononcimit, ai foli edhe për vendimet organizative të marra në Asamble, procesin e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme dhe platformën “Këshilltari i Bashkisë Sime”.

    Klosi bëri të ditur se në kuadër të organizimit të ri janë propozuar dy bashkëkryetarë për secilën prej 61 bashkive, ndërsa pas riorganizimit territorial dhe strukturor numri i tyre do të jetë 46. Për drejtimin e strukturave në Tiranë janë propozuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo.

    “Asambleja ishte për miratimin e platformës ‘Këshilltari i Bashkisë Sime’, procesin për fushatën elektorale dhe, natyrisht, për punët tona organizative”, tha Klosi.

    Ai u bëri thirrje gjithashtu personave që dëshirojnë të kontribuojnë në këshillat bashkiakë dhe në platformën e re të nisin punën në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane dhe rurale.

    Edi rama Elisa Spiropali plarent ndreca PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Asambleja mbyllet pa votim

    November 14, 2026

    Tragjedi në Athinë, shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit: Një zjarrfikës humb jetën, një tjetër plagoset

    November 14, 2026

    Reshjet e dendura në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, por nuk raportohen përmbytje në banesa

    November 14, 2026

    Kapet 1.7 ton ko*ainë në Valencia, në pranga edhe një shqiptar i dyshuar si financues i dërgesës

    November 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.