"Kam rrahur burra, kanë guxuar t’më afrohen" - deklarata e fortë e Valbona Selimllarit në emisionin e Luizit

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Valbona Selimllari ka ndarë disa rrëfime nga jeta e saj, duke bërë edhe një deklaratë të papritur lidhur me raportet me meshkujt.
Gjatë bisedës me moderatorin Luiz Ejlli, ish-Missi shqiptar u pyet se si do ta përshkruante veten, ndërsa pranoi se nuk ka qenë asnjëherë shumë e zonja për ta prezantuar vetveten. Megjithatë, ajo e cilësoi veten si një person të paqtë, por me personalitet të fortë.
“Sa kam rrahur! Jam nga ’91 dhe ’97”, u shpreh ajo me humor, duke iu referuar periudhave të jetës së saj.
Biseda mori një drejtim tjetër kur Luizi i përmendi një lajm që kishte qarkulluar së fundmi, sipas të cilit Valbona ishte dhunuar.
Ajo e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke thënë se në fakt kishte qenë vetë ajo që kishte reaguar ndaj djemve që kishin tentuar t’i afroheshin.
“O Luiz, sa djem i kam rrahur. Kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. Dy nga ata tre djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen”, deklaroi Selimllari.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për paqen, duke u ndalur te rëndësia e saj në kohët e sotme. E pyetur se sa e konsideron veten një person që promovon paqen, ajo tha se lutet që ajo të mbizotërojë sa më shpejt, pasi zhvillimet aktuale në botë e prekin emocionalisht.
Ndërkaq, sa i përket jetës personale, Valbona tregoi se paqen e saj e gjen te tre fëmijët, ndonëse ata ndonjëherë ia marrin dhe ia rikthejnë atë.
Ajo foli edhe për raportin me rrjetet sociale, duke treguar se është pak aktive në Instagram dhe se nuk i ndjek rregullisht publikimet dhe komentet. Madje, pranoi se kishte ndryshuar algoritmin e rrjeteve sociale për të shmangur përmbajtjet që e shqetësojnë.
E pyetur për mbylljen e komenteve në një prej postimeve të saj të fundit, Selimllari tha se ky vendim lidhej me shqetësimin e djemve të saj, pasi bëhet fjalë për çështje që prekin edhe fëmijët. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be














































