Një ngjarje është regjistruar mesditën e së shtunës në Zefyri, në bashkinë e Fylisë në Greqi, ku dy zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur. Viktimat janë 23 dhe 44 vjeç. Gjithashtu, një tjetër zjarrfikës ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, tragjedia ndodhi pasi një pjesë e ndërtesës ku po ndërhynin efektivët u shemb, duke i zënë poshtë dy prej tyre.
Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar nëse dy zjarrfikësit humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe kushtet e vështira brenda ndërtesës, apo nëse u zunë poshtë nga materialet e shembura.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë.













