Saturday, November 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit: Unë për ty isha Skënderbeu, ti u bëre flamingo — Spiropali kundër abuzimit

timoni.al by timoni.al
November 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
PS në Lalëz, Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit e Plarent Ndrecës; 2027 nisin përgatitjet për traktatin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, por çështja nuk u vendos në votim në Asamblenë Kombëtare për shkak të kundërshtimeve brenda mbledhjes. Reagimi i Spiropalit dhe mbështetja nga Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe bënë që kërkesa e kryetarit të PS të mos kalojë në votim. Debati mes Ramës dhe Spiropalit përshkoi edhe replika të drejtpërdrejta; Rama i tha asaj: “Unë për ty kam qenë Skënderbeu dhe ti ishe Mamica, por ti i re shtëpisë tënde me gur dhe u bëre flamingo”. Spiropali u përgjigj se qëndrimet e saj nuk kanë qenë kundër Ramës, por kundër mënyrës së shfrytëzimit të partisë: “Unë nuk kam qenë kundër teje, por kundër atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shfrytëzojnë Partinë Socialiste. Nëse kjo duket si flamingo, atëherë unë jam një flamingo. Kam qenë kryetare e Kuvendit, nuk ka procedure qe me perjashton”, mësohet të ketë thënë ajo.

Figura të tjera të PS dolën kundër përjashtimit. Fatmir Xhafaj propozoi masa ndaj Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, por jo largimin nga partia. Pandeli Majko dhe Erion Braçe shprehën gjithashtu qëndrime kundër përjashtimeve. Asambleja trajtoi edhe riorganizimin e drejtimit politik në qarqe: Edi Rama vendosi të dyfishojë numrin e drejtuesve politikë nga 12 në 24, duke ndryshuar skemën e drejtimit elektoral për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Në qarkun e Tiranës drejtimi politik do t’u besohet Albana Koçiut dhe Ervin Demos, të cilët pritet të marrin përgjegjësi për organizimin dhe koordinimin e strukturave socialiste në kryeqytet.

Mbledhja nisi me kërkesën e Ramës për ndërprerjen e transmetimit për mediat, duke argumentuar se donte të ndante fillimisht mesazhe me anëtarët; gjatë kësaj pjese komunikimi ishte i pamundur sepse telefonat u mbajtën të fikur. Në pjesën e hapur për mediat, Rama u ndal te procesi i integrimit europian dhe e vlerësoi si historik rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen në vitin 2027 të përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore. Asambleja është e para pas rreth nëntë muajsh dhe zhvillohet ndërsa mazhoranca përgatitet për zgjedhjet vendore, ndërkohë që vendi përballet me protesta studentore dhe nga opozita.

Previous Post

Greqi: Dy 21-vjeçarë mashtronin qytetarët si punonjës të kompanive elektrike, përvetësuan mbi 210 mijë euro

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al