U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mbarë botën?
Një njoftim i zakonshëm për mbylljen e përkohshme të Ambasadës së Finlandës në Canberra të Australisë është kthyer në një fenomen viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar miliona shikime, mijëra meme dhe reagime humoristike nga përdorues, kompani e institucione në mbarë botën.
Gjithçka nisi me një postim në Instagram, ku ambasada njoftonte se do të qëndronte e mbyllur të martën, më 10 nëntor 2026, për t’u rihapur të mërkurën.
Ajo që dukej si një njoftim rutinë për orarin e punës u shndërrua brenda pak orësh në një trend ndërkombëtar, me përdorues që publikonin video humoristike sikur ishin të zhgënjyer nga pamundësia për të vizituar ambasadën.
Në këtë valë reagimesh u përfshinë edhe biznese dhe institucione.
Një qendër noti në Canberra ftoi qytetarët që kishin planifikuar të vizitonin ambasadën të kalonin kohën në pishinën e saj, ndërsa agjencia turistike Visit Canberra publikoi një mesazh për rihapjen e saj, duke sugjeruar vizita në sauna dhe restorante të tjera të kryeqytetit australian.
Edhe HBO Australia, Red Bull dhe llogari të shumta ndërkombëtare iu bashkuan humorit.
Stafi i ambasadës iu përgjigj me ironi shumë prej postimeve.
Një prej përgjigjeve më të komentuara ishte ajo drejtuar një përdoruesi amerikan, ku ambasada falënderonte kompaninë ajrore për reagimin e shpejtë dhe uljet e çmimeve të fluturimeve si mbështetje emocionale. /Telegrafi/




























