Lajmi i fundit

LIVE PROTESTA / Pas Ministrisë së Arsimit, qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Dorëheqje!

Lara Colturi vazhdon shkëlqimin, një tjetër vend i dytë në Kupën e Botës

Lara Colturi vazhdon shkëlqimin, një tjetër vend i dytë në Kupën e Botës

15:53, 14/11/2026

Lara Colturi konfirmon formën e shkëlqyer në startin e sezonit të ri të skive. Skiatorja shqiptare ka regjistruar një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm, duke u renditur në vendin e dytë në garën e sllallomit të zhvilluar në pistën e Levi-t, në Finlandë, e vlefshme për Kupën e Botës.

Colturi ishte sërish në garë për fitoren, por këtë herë iu desh të kënaqej me podiumin, pasi përpara saj u rendit gjermania Emma Aicher.

Në zbritjen e parë, skiatorja kuqezi regjistroi kohën 56 sekonda e 10 të qindtat, vetëm 38 të mijëtat më shumë se rivalja gjermane. Në zbritjen e dytë, Colturi përshkoi pistën për 56 sekonda e 95 të qindtat, duke e mbyllur garën me kohën e përgjithshme 1 minutë, 53 sekonda e 5 të qindtat.

Diferenca me Aicher, fituesen e garës, ishte vetëm 43 të mijëtat e sekondës, duke dëshmuar edhe një herë konkurrueshmërinë e lartë të skiatores shqiptare.

Ky është podiumi i dytë radhazi për Colturin në dy garat e para të sezonit, pas vendit të dytë të arritur më herët në Sölden. Një nisje fantastike që konfirmon ambiciet e saj për këtë edicion të Kupës së Botës dhe shton pritshmëritë për triumfin e parë në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco