Gjatë marshimit kundër qeverisë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, disa prej protestuesve kanë thyer reklamat e vendosura përgjatë rrugës.
Incidenti është shënuar teksa studentët vijojnë protestën dhe marshimin në kryeqytet, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Studentët kanë mbajtur një qëndrim të prerë, duke e cilësuar largimin e kryeministrit si të panegociueshëm dhe duke kundërshtuar ofertat e qeverisë për dialog. Gjatë protestave janë dëgjuar vazhdimisht slogane si “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Studentët kërkojnë revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Diploma nuk është biletë emigrimi”.
