Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14 Nëntor 2026 | 16:55

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse të një automjeti në pronësi të shtetases A. D., ngjarje e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia”, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë lokalizuar, kapur dhe ndaluar O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.

“Sipas hetimeve, 24-vjeçari O. T. dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin B. H., të ndaluar më parë nga policia, për vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D. Ndërsa 29-vjeçari S. P. dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes. Ky automjet ishte siguruar nga E. T., 43 vjeç, i cili u ndalua nga policia menjëherë pas shpërthimit”, njofton policia.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të datës 5 nëntor, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi të shtetases A. D. iu vendos dhe shpërtheu lëndë plasëse.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë

“Vijon operacioni policor i koduar “Porosia”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në shpërthimin me lëndë plasëse të automjetit në pronësi të shtetases A. D., më datë 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”.

Lokalizohet dhe vihet në pranga bashkautori tjetër në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjet.

Gjithashtu, vihet në pranga edhe një 29-vjeçar, i cili ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e siguruar nga njëri prej personave të ndaluar më parë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku u shpërthye me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., u bë i mundur në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi O. T., në bashkëpunim me shtetasin B. H., 17 vjeç, të ndaluar më parë, janë bashkautorë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D.

Gjithashtu, shtetasi S. P. dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e kësaj ngjarjeje, të siguruar nga shtetasi E. T., i cili u ndalua menjëherë pas ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të implikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

Pasi bllokuan për disa minuta rrethrrotullimin e Zogut të Zi me një kosh mbeturinash, të cilit i vunë flakën, protestuesit kanë vijuar marshimin në Unazën...
16:36 | 14/11/2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë, pranë fshatit Luz, ku një automjet ka përplasur për vdekje...
14:52 | 14/11/2026

“Ne nuk harrojmë”, studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, u vënë flakën koshave të mbeturinave

Që prej orës 14:00 ka nisur protesta e kësaj të shtune, e thirrur nga studentët, të cilët janë vendosur në Rrugën e Durrësit, në afërsi...
14:45 | 14/11/2026