Kosova ndan pikët me Izraelin në Prishtinë

Kosova dhe Izraeli u ndalën në një barazim pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Përballja e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve përfundoi 0-0, pas 93 minutash lojë.

Të lidhura

None found

“Dardanët” luajtën për rreth 30 minuta me dhjetë futbollistë, pasi Veldin Hoxha u ndëshkua me karton të kuq pas marrjes së dy kartonëve të verdhë.

Kosova krijoi disa raste të rrezikshme gjatë pjesës së parë. Lindrit Kamberi goditi shtyllën, ndërsa edhe Milot Rashica ishte pranë realizimit.

Pas pushimit, vendasit patën më pak mundësi për të shënuar, ndërsa as Izraeli nuk arriti të kërcënonte seriozisht portën e Kosovës.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Izraeli regjistroi pikën e tretë në këtë cikël.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor ndaj Irlandës në Dublin. Për të synuar vendin e dytë në grup, “Dardanëve” u nevojitet fitorja.


Shtuar më 14.11.2026 16:55

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabet giriş