Pas ministrisë së Arsimit protestuesit kanë marshuar drejt ‘Zogut të Zi’ për të vijuar drejt ‘21 Dhjetorit’, në kryqëzimin e ‘Vasil Shantos’, bulevardin ‘Bajram Curri’ e tani po marshojnë në drejtim të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku ndodhet godina e kryeministrisë.
Autoboti i ujit dhe 3- 4 furgonë policie që ndjekin pas marshuesit. Autoboti i ujit heq dhe kazanët e djegur apo gardhet që protestuesit vendosin në mes të rrugës për të ndaluar lëvizjen e automjeteve të policisë.
Është një protestë paqësore, ndërsa protestuesit thërrasin: ‘Dorëheqje!’ dhe ‘Bashkohuni me ne!’
© SYRI.net