Policia ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar për shpërthimin me tritol në makinën e një punonjëseje të Bashkisë Elbasan, duke çuar në tre numrin e të arrestuarve. Ngjarja ndodhi më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori”.
Në pranga përfunduan O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç. Sipas hetimeve, 24-vjeçari dyshohet se, së bashku me një 17-vjeçar të ndaluar më parë, vendosi lëndën plasëse në automjetin e punonjëses së bashkisë. Ndërkohë, 29-vjeçari dyshohet se transportoi eksplozivin me automjetin e përdorur për ngjarjen.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.