Kosova ka barazuar me rezultatin 0-0 ndeshjen e pestë në Ligën e Kombeve kundër Izraelit. 'Dardanët' zbritën në fushë me qëllimin për të marrë 3 pikët, por pas një nisje pozitive në pjesën e parë, në te dytën mbetën me 10 lojtarë.

Hoxha u largua me të kuq në minutën e 67 pas kartonit të dytë të verdhë, duke lënë në veshtirësi të besuarit e Franco Foda-s.

Në fund të dy përfaqësueset ndanë pikët, me Kosovën që mban të paktën përkohësisht vendin e dytë.

'Dardanët' kanë 6 pikë, ndersa ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve do ta luajnë tre ditë më pas, në transfertë kundër Irlandës, që është edhe rivali direkt për vendin e dytë. Ky pozicion të jep mundësinë për të luajtur në "play-off" për Ligën A.