Kosova, barazim pa gola me Izraelin
Kosova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë Izraelit në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve(Liga B, Grupi 3).
Në përballjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Dardanët iu afruan disa herë shënimit të golit me Hajrizin, Zhegrovën, Rashicën e Kamberin përballë një kundërshtari që mban vendin e fundit në klasifikim.
Pavarësisht përkrahjes së madhe nga ana e tifozërisë, të besuarit e trajnerit Foda nuk mundën të mernin maksimumin nga kjo sfidë, ndërsa nga minuta e 66-të luajtën me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Veldin Hoxhës(dy kartona të verdhë).
Me këtë barazim, Kosova ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Izraeli mban vendin e fundit me 3 pikë.
Irlandë-Kosovë dhe Izrael-Austri, janë dy ndeshjet e fundit të këtij grupi të Ligës së Kombeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



