Thethi, “Perla e Alpeve” e mbuluar nga plehrat, mbeturinat pushtojnë anën e rrugës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.11.2026, 17:41

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen shqetësuese të menaxhimit të mbetjeve në Theth, një prej destinacioneve më të bukura turistike të Shqipërisë, që çdo vit tërheq mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Pamjet e dërguara tregojnë një kontrast të shëmtuar me bukurinë natyrore të zonës. Pranë rrugës, në një pikë të grumbullimit të mbeturinave, koshat janë të tejmbushur, ndërsa qeset plastike dhe mbetjet e tjera kanë dalë jashtë hapësirës së përcaktuar, duke u shpërndarë në anë të rrugës.

Është e papranueshme që një zonë që promovohet si një nga perlat e turizmit malor shqiptar të përballet me një pamje të tillë. Thethi nuk është thjesht një fshat malor, por një pasuri natyrore që duhet mbrojtur dhe mirëmbajtur, jo të lihet nën pushtetin e plehrave.

Për turistët që udhëtojnë drejt Alpeve për të shijuar natyrën, ajrin e pastër dhe peizazhet e jashtëzakonshme, një pamje e tillë është zhgënjyese. Për më tepër, mbetjet e lëna jashtë pikave të grumbullimit rrezikojnë të përfundojnë në mjedisin përreth, duke ndotur një zonë që duhet të jetë shembull i mbrojtjes së natyrës.

Bashkia Shkodër dhe institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë për pastrimin e kësaj hapësire dhe të garantojnë një shërbim të rregullt të mbledhjes së mbetjeve. Bukuritë e Thethit nuk mund të përdoren vetëm për reklama turistike, ndërsa në realitet vizitorët dhe banorët përballen me plehra buzë rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit