Lajmi i fundit

LIVE PROTESTA / Qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Asambleja e PS/ ‘Rama shfaqi frikë’, Nesho: Një diktator që po i rrëshket pushteti

17:31, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për diplomatin Agim Nesho, mbledhja e asamblesë së PS tregoi se si një diktator po luan me të gjitha organet, dhe së bashku me disa grupe klienteliste ka kapur partinë e tij.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Nesho teksa bëri një analizë të asaj që u zhvillua në asamblenë socialiste, tha se Rama shfaqi frikën e tij ndaj një pushteti që po i rrëshket nga duart.

Sipas Neshos, Rama po përdor diskursin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në një kohë kur Komisioni Evropian tregoi se vendi ynë nuk përmbush asnjë kusht.

Asambleja e PS tregoi një diktator që luan me të gjitha organet, kur s’ka një parti por një grup klientelist që ka kapur partinë e tij. Kjo asamble ishte vetëm fjala e Ramës që tregonte frikën e tij ndaj një pushtetit që po i rëshkqet. Populli i tij po shpreh pakënaqësinë ndaj një udhëheqje korruptive.

Një fjalë e diktatorit, që përpiqet të tregojë se ka përpara perspetkivën e vendit dhe e bën përmes manipulimit të fjalës. Diskursi i tij ngrihej që BE së shpejti do hapë mundësinë e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë. Raporti i KE, tregonte që Shqipëria ka aspirata për t’u futur në BE, por është sfidë e madhe për të. Pritshmëritë për t’u realizuar janë larg, s’janë të njëjta me vendet e tjera, por është çështje gjeopolitike.

Rama manipulon me fjalët, duke thënë se hyrja në BE do jetë për arsye të sukseseve të vendit dhe diplomacisë së tij që e ka mundësuar. Nëse BE seriozisht do që në këto momente t’i japë mundësinë popullit shqiptar, kjo arrihet duke hequr diktatorin që ka kapur shtetin e së drjetës, ka shkatërruar financat publike në funksion të mbajtjes së pushtetit.

Rama në këtë diskutim shprehu frikën që ka diktatori. I duket sikur gjithë mediat, mundësia e paraqitjes së realitetit mbetet shumë e kufizuar ku Rama përpiqet që mesazhin e tij ta kalojë me oligarkët që kanë kapur median, bashkëpunon në prona të përbashkëta duke ndarë llokma, ngre pretendimin se mediat janë kundër tij. Në një regjim policor, mundësia e vetme e komunikimve apo protestave ndaj një shteti që të funksionojë në këtë mënyrë, është e vetmja mundësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco